Probleme tek Atalanta, mbrojtësi rezulton pozitiv me doping

Probleme tek Atalanta, mbrojtësi rezulton pozitiv me doping

20:41, 26/07/2022

Një ngjarje aspak e këndshme ka përfshirë klubin e Atalantës. Pas një kontrolli nga institucionet përgjegjëse për dopingun në futboll, mbrojtësi Jose Luis Palomino ka rezultuar pozitiv.

Sipas asaj që raporton Ansa, mbrojtësi është pezulluar menjëherë nga Gjykata Kombëtare e Antidopingut në Itali. Megjithatë, kjo është vetëm një masë paraprake për të.

Testi i kryer nga Nado Italia në grumbullimin e klubit nga Bergamo ka treguar se substanca e përdorur prej Palominos është Nandrolone. Një substancë e palejueshme për sportistët, ndërsa do të kryhen edhe teste të tjera për të konfirmuar gjithçka. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco