E kafshoi në Botërorin ‘Brazil 2014’, Luis Suarez bëhet shok skuadre me Chiellinin

E kafshoi në Botërorin ‘Brazil 2014’, Luis Suarez bëhet shok skuadre me Chiellinin

14:00, 26/07/2022

Luis Suarez duket se ka marrë një vendim për sa i përket të ardhmes së tij dhe duket se ka zgjedhur ta vazhdojë atë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Siç bën me dije gazetari i ESPN, Tejlor Tuellmen, uruguaiani ka pranuar të bashkohet me skuadrën e MLS, Los Anxhelos FC.

Aty ai do të gjejë dy ish-rivalë që është përballur përgjatë karrierës së tij.

Bëhet fjalë për Gareth Bale dhe Giorgio Chiellinin. Me uellsianin, Suarez është përballur shpesh në “El Clasico”.

Për sa i përket mbrojtësit veteran italian, mbahet mend episodi kur uruguaiani e kafshoi në shpatull gjatë Botërorit “Brazil 2014”.

Duket se çdo gjë është harruar dhe Suarez tashmë do të bashkohet me klubin përtej oqeanit, e cila kërkon të ndërtojë një skuadër pretendente për të fituar titullin kampion.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco