Barcelona anulon papritur stërvitjen para miqësores me Juventusin

Barcelona anulon papritur stërvitjen para miqësores me Juventusin

10:45, 26/07/2022

Barcelona do të zhvillojë nesër miqësoren e tretë në tokën amerikane kundër Juventusit.

Klubi katalanas ka mbërritur në Dallas, por sikurse ndodhi në Las Vegas, edhe në qytetin tjetër të madh të Teksasit, katalanasit janë shoqëruar nga moti i nxehtë.

Temperaturat deri në 38 gradë Celsius kanë bërë që Xavi të anulojë një nga dy stërvitjet e parashikuara.

Takimi mes Barcelonës dhe Juventusit do të luhet në të gdhirë të së mërkurës në orën 02:30.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco