Interi zgjedh menaxherin e ri, është një legjendë e zikaltërve

Interi zgjedh menaxherin e ri, është një legjendë e zikaltërve

09:44, 26/07/2022

Riccardo Ferri është menaxheri i ri i klubit të Interit. Lajmin e kanë dhënë vetë zikaltrit, që i besojnë ish-mbrojtësit një detyrë të re, pas shume vitesh si ambasador i klubit.

“Inter njofton se Riccardi Ferri është menaxheri i ri i klubit dhe skuadrës së parë. Ai ka qenë një kolonë e Interit të rekordeve, pasi ka përjetuar si protagonist një nga ciklet më të lavdishme të historisë zikaltër, duke fituar titullin kampion më 1989-ën dhe Kupën UEFA më 1991-shin dhe 1994-ën, vit kur edhe u tërhoq.

Në total Ferri numëron 418 ndeshje me fanellën zikaltër në harkun e 13 sezoneve dhe tani e pret një eksperiencë e re”, thuhet në komunikatën e zikaltërve.

Ferri merr kështu detyrën që në kohën e Antonio Contes e mbulonte Oriali, i cili u largua kur në pankinë mbërriti Inzaghi, ndërsa sezonin e kaluar ky vend ishte bosh.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco