Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Asociacion apo Kosova në KE

Juventusi mer lajmin e keq për dëmtimin e Pogba

Juventusi mer lajmin e keq për dëmtimin e Pogba

09:18, 26/07/2022

Tema kryesore e orëve të fundit te Juventusi, i angazhuar në përgatitjet parasezonale në Los Angeles, ishte gjendja fizike e Paul Pogba.

Francezi u detyrua të ndalej që në stërvitjen e parë në Shtetet e Bashkuara, duke lënë fushën mes dhimbjesh dhe i shoqëruar nga mjekët.

Siç raportohet në njoftimin për shtyp të Juventusit, ekzaminimet radiologjike nxorën në pah një dëmtim të meniskut anësor. Në orët në vijim ai do t’i nënshtrohet një konsulte.

Kjo do të thotë se Pogba do të mungojë në ndeshjet e radhës, e para kundër Barcelonës e planifikuar për në 27 korrik, ndërkohë që do të punojë fort për të qenë gati për fillimin e kampionatit.

Mesfushori francez nuk do të marrë pjesë në udhëtimin për në Dallas, pasi do të vijojë trajtimin mjekësor.

I rikthyer në Torino pas 6 vitesh, Pogba detyrohet të ndalet pa nisur ende ndeshjet zyrtare.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco