Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Asociacion apo Kosova në KE

Pellegrini flet me superlativa për trajnerin dhe ekipin: Mourinho na ka ndryshuar mentalitetin, duam të fitojmë...

Pellegrini flet me superlativa për trajnerin dhe ekipin: Mourinho na ka ndryshuar mentalitetin, duam të fitojmë...

18:37, 25/07/2022

Në një intervistë për mediat italiane kapiteni i Romës, Lorenzo Pellegrini ka folur me superlativa për ekipin e tij dhe trajnerin Jose Mourinho. 

Ai komentoi mbi objektivat e sezonit të ri si dhe gjendjen e Romës në këtë fazë përgatitore.

“Vitin e kaluar kemi përjetuar një vit të veçantë në të cilin në fund ka ardhur edhe një trofe. Kjo do të thotë se mentaliteti që është krijuar falë trajnerit është mentaliteti fitues.

Unë shoh njerëz që punojnë, që nuk dorëzohen dhe që duan ta fitojnë ndeshjen edhe në stërvitje. Kjo është e rëndësishme sepse i ndihmon njerëzit e rinj të kuptojnë se kush është mentaliteti ynë.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco