Guardiola i kënaqur me debutimin dhe golin e Haalandit

Guardiola i kënaqur me debutimin dhe golin e Haalandit

14:01, 24/07/2022

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ishte i kënaqur kur pa Erling Haaland të shënonte në debutimin e tij në fitoren ndaj Bayern Munich në Green Bay.

Norvegjezi luajti 40 minuta kundër Bayern Munich-ndeshja e tij e parë për klubin anglez dhe shënoi golin e vetëm të ndeshjes në fitoren 1-0.

Por, Guardiola ka thënë se beson se Haaland do të jetë edhe më i rrezikshëm kur të ketë më shumë kohë në terrenin stërvitor.

‘Ai shënoi një gol që është i rëndësishëm, këto lloj golash para portierit, ai është gjithmonë aty’, ka thënë fillimisht Guardiola.

‘Minutat e para, ai ka nevojë për më shumë ritëm dhe kohë, por tashmë ai kishte 45 minuta që është mirë për të’.

‘Do të shohim se si do të reagojë ndaj ngacmimeve që pati në javët e mëparshme’.

 ‘Pasi të kthehemi, kemi javë të gjata për t’u përgatitur çdo ndeshje të fundjavës. Në ato dy ose tre javë ne do të marrim formën më të mirë’, përfundoi trajneri i Cityt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco