Një aventurë e re larg Italisë, Hysaj pranë transferimit në La Liga

Një aventurë e re larg Italisë, Hysaj pranë transferimit në La Liga

15:24, 21/07/2022

Elseid Hysaj ka lënë të pakënaqur trajnerin Maurizio Sarri në përgatitjet e para sezonit te Lazio, teksa mbrojtësi i kombëtares mund të konsiderojë edhe një aventurë të re. Kjo pasi ofertat për shkodranin nuk mungojnë dhe së fundmi në skenë ka dalë Valencia, e drejtuar nga Gennaro Gatuzo.

Ish-trajneri i Milanit ka një konsideratë pozitive për Hysajn dhe mund ta transferojë në La Liga për ta pasur një alternativë më shumë përgjatë sezonit. Kujtojmë se 28-vjeçari u bashkua me Lazion në sezonin e kaluar pasi përfundoi kontratën me Napolin, por edhe gjatë sezonit të kaluar i mungoi vazhdimësia.

Në fakt, Valencia ka qenë edhe më herët e interesuar për Hysajn por në fund transferimi në La Liga nuk u përmbyll me sukses, ndërsa këtë verë mund të jetë mundësia ideale për atë që nëse konkretizohet, do të ishte eksperienca e parë jashtë Italisë për mbrojtësin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco