Xavi zbulon listën e lojtarëve të thirrur, por vetë nuk udhëton për në SHBA

Xavi zbulon listën e lojtarëve të thirrur, por vetë nuk udhëton për në SHBA

15:26, 16/07/2022

Teksa Barcelona publikojë grupin e thirrur nga Xavi Hernandez për turneun amerikan, gjatë të cilit blaugranët do të luajnë katër ndeshje miqësore kundër Inter Miami (20.07), Real Madrid (24.07), Juventus (27.07) dhe New York Red Bulls ( 31.07), El Chiringuito raporton, se trajneri i katalanasve nuk do të udhëtojë me klubin për në SHBA.

Cfarë ka ndodhur? Arsye administrative dhe më konkretisht një problem që lidhet me pasaportën e teknikut spanjoll. Si trajner i Al Sadd, ai ka qenë disa herë në Iran dhe për këtë arsye ka nevojë për një leje speciale për të hyrë në Shtetet e Bashkuara. Ai duhet të presë deri të hënën. Një pengesë për ekipin katalanas, shumë pranë afrimit të Robert Lewandowskit.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco