Fred i jep lamtumirë futbollit mes emociones: Xhiro me biçikletë dhe nderime pafund në Maracana

Fred i jep lamtumirë futbollit mes emociones: Xhiro me biçikletë dhe nderime pafund në Maracana

15:20, 10/07/2022

Me tituj dhe gola të rëndësishëm që i dhanë statusin e idhullit të Fluminense, Fred shënoi emrin e tij në historinë e Maracana. Por si çdo fillim e ka një fund dhe këtë të shtunë, në moshën 38 vjeçare dhe pas 19 vitesh karrierë, sulmuesi brazilian i dha lamtumirën futbollit si profesionist me një ndeshje para tifozëve të tij të zemrës.

Mbrëmje me emocione të mëdha për të interesuarin direkt, por edhe për të gjithë të pranishmit. Futbollisti, i futur në fushë në minutën e 78-të të ndeshjes kundër Ceara-s, e vlefshme për javën e 16-të të kampionatit brazilian, e ka mbyllur karrierën me një fitore, 2-1 për “Flu”.

Një spektakël i vërtetë ai i jetuar në këto orë nga Fred, i cili ka përshëndetur 63.707 spektatorët që kanë qenë të pranishëm kryesisht për të.

Sipas Ansa-s, është bërë fjalë për pjesëmarrjen e dytë më të mirë në tempullin e futbollit brazilian nga ristrukturimi i tij në 2013-ën, për Kupën e Botës të 2014-ës.

Për t’i përshëndetur të gjithë, Fred, pas fërshëllimës së fundit, ka bërë xhiro në fushë me një biçikletë, të njëjtën me të cilën ka përshkuar 600 kilometrat që ndajnë Belo Horizonte nga Rio de Janeiro në qershorin e 2020-ës, kur lajmëroi kthimin e tij te Fluminense.

Megjithatë nuk kishte mbaruar me kaq: Për ta respektuar, klubi ngriti një strukturë të madhe në fund të ndeshjes për të kryer një sërë nderimesh për lojtarin. Përballë familjes dhe tribunave të mbushura me njerëz, sulmuesi vendosi këmbët në formë për të hyrë në Walk of Fame.

Image

Fred nderohet në Maracana Walk of Fame

Walk of Fame u inaugurua në vitin 2000, në festimin e 50-vjetorit të Maracana. Që atëherë, aty janë nderuar yje të mëdhenj të futbollit brazilian, si Pele, Garrincha, Zico, Rivellino, Marta, Zagallo e të tjerë.

“ Klubi dhe tifozët kanë bërë shumë për mua. Jam i sigurt se është klubi më human që kam takuar ndonjëherë në jetën time. Kjo është arsyeja pse lidhjet tona u bënë shumëtë ngushta. Nuk e prisja gjithë këtë. Unë nuk mendoj se jam i denjë për të gjitha këto, ajo që më kanë bërë është e pashlyeshme. Është një borxh i përjetshëm. Nuk ka mundësi të paguaj. Unë vetëm dua t'i falënderoj të gjithë, " tha Fred në prononcimin për shtyp pas sfidës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco