Jo vetëm Barcelona, PSG futet në garë për Lewandowskin

Jo vetëm Barcelona, PSG futet në garë për Lewandowskin

11:33, 10/07/2022

Nuk është vetëm Barcelona në garë për të marrë shërbimet e Robert Lewandowskit. Sipas asaj që raporton L’Equipe, në garë për sulmuesin polak është futur edhe PSG.

Klubi i Parisit po monitoron nga afër negociatat mes Bayernit dhe Barcelonës në mënyrë që të përfitojë nga situata. Ata kërkojnë të plotësojnë sulmin me një tjetër yll në ekip, ndërsa mund të largohet braziliani Neymar.

Megjithatë, për Robert Lewandowskin prioritet nuk është transferimi në Ligue 1 te PSG. Ai dëshiron me ngulm Barcelonën, por që për momentin negociatat janë ende të komplikuara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco