U përpoq t’i merrte makinën, boksieri shqiptar rreh keq hajdutin në Gjermani

U përpoq t’i merrte makinën, boksieri shqiptar rreh keq hajdutin në Gjermani

21:51, 09/07/2022

Ish-kampioni i botës dhe i Evropës në peshën e rëndë, Senad Gashi, të enjten në mbrëmje doli nga një shisha bar kur zbuloi se një person po përpiqej t’ia vidhte veturën e tij Mercedes Brabus në Hamburg të Gjermanisë, shkruan Bild të shtunën.

Por hajduti nuk e kishte parasysh faktin se Mercedesi i përkiste një boksieri me përvojë.

Image

Me ta parë hajdutin, boksieri 32-vjeçar e rrëzoi në tokë dhe e goditi me shkelma.

Kalimtarët lajmëruan policinë. Katër vetura patrullimi mbërritën në vendngjarje, por beteja e pabarabartë ishte vendosur prej kohësh.

Policia kërkoi një ambulancë për hajdutin, por ai refuzoi të hipte. Ndërkohë, Gashi po hetohet për sulm dhe nuk ka komentuar incidentin.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco