Milan në merkato, Kampionët e Italisë në sulm për një objektiv të vjetër

Milan në merkato, Kampionët e Italisë në sulm për një objektiv të vjetër

18:44, 26/06/2022

 

Milani hidhet përsëri në sulm për Hakim Ziyech. Kampionët e Italisë kanë shfaqur interes për një objektiv të vjetër në mesfushë, pasi kuqezinjtë kanë shprehur dëshirën ta transferonin edhe më parë atë. Marokieni i Chelsea ka zgjuar përsëri interesin e Maldinit në këtë merkato verore dhe një kalim i mundshëm në “San Siro” shihet me mjaft optimizëm.

Ashtu siç raporton dhe “Daily Mirror” Milani dhe Chelsea janë pranë akordit për 29-vjeçarin me formulën e huazimit prej 5 milion euro dhe të drejtën e blerjes përfundimtare në të ardhmen.

Pengesa e vetme shihet rroga e lojtarit pasi te “Blutë e Londrës” fiton një pagë prej 5 milion eurosh në sezon dhe Milani ka një çmim tavan përsa i përket pagave të lojtarëve. Pasi kanë siguruar në sulm Origin dhe humbën objektivin në mbrojtje Botman pasi Newcastle United ka arritur akordin total për ta transferuar atë, drejtuesit kanë hedhur sytë në të tjera objektiva.

Renato Sanches mbetet objektivi kryesor në këtë merkato pas largimit edhe të Frack Kessie te ekipi i Barcelonës. 19 herë kampionët e Italisë dëshirojnë të përforcohen në mesfushë dhe objektivat janë të qarta, Sanches dhe Ziyech. Marokeni në sezonin e fundit me “Blutë e Londrës” në Premier League ka luajtur 23 ndeshje duke shënuar vetëm katër gola dhe tre asist për shokët e skuadrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco