Prapaskenat e sherrit të tifozëve në Tiranë, gazeta italiane: Vodhën thikat në restorant

Prapaskenat e sherrit të tifozëve në Tiranë, gazeta italiane: Vodhën thikat në restorant

17:59, 25/05/2022

Dita e djeshme ka qenë e mbushur me dhunë në Tiranë, teksa kanë qenë protagonistë tifozë të Romës e Feyenoord, kundër policisë shqiptare.

“La Gazzetta dello Sport” zbulon një prapaskenë, teksa shkruan që tifozët e Romës vodhën thikat nga një restorant që të godisnin kundërshtarët e tyre.

Përleshjet kanë qenë të shumta, në zona të ndryshme të kryeqytetit, ndërkohë që janë plagosur 19 policë, njëri me thikë.

Policia ndërkohë doli edhe me një komunikatë ditën e sotme dhe 60 tifozë u arrestuan, kurse 80 të Romës nuk u lanë të hynin në Shqipëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco