Frikë nga trazirat në Tiranë për finalen e Conference League, media prestigjoze jehonë huliganizmit të dy tifozërive

Frikë nga trazirat në Tiranë për finalen e Conference League, media prestigjoze jehonë huliganizmit të dy tifozërive

13:01, 24/05/2022

E nesërmja është një ditë historike për vendin tonë, pasi në “Air Albania”, do të luhet finalja e Conference League mes Romës dhe Feyenoord.

Por, pavarësisht atmosferës emocionuese që pritet të krijohet, autoritet vendase dhe ato italiane e holandeze që janë në Shqipëri i druhen një përplasje mes tifozëve.

Kjo frikë buron nga fakti që dihet tashmë, tifozët e Romës dhe të Feynoord janë kthyer në armiq të përbetuar prej vitesh.

Kur kujtojmë këto dy tifozeri, na vjen menjëherë në mëndje skena e vitit 2015, ku Roma dhe Feynoord  luanin për fazën e 1/8 të Europa League dhe tifozët miq nga holanda praktikisht shkatërruan gjithçka në kryeqytetin italian.

Pak ditë më vonë, në ndeshjen e kthimit, tifozët italianë iu përgjigjën me të njëjtën monedhë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco