Finalja e Conference League në Tiranë, Totti: Duhet të jem aty, si tifoz shkojmë kudo për Romën

Finalja e Conference League në Tiranë, Totti: Duhet të jem aty, si tifoz shkojmë kudo për Romën

12:50, 24/05/2022

Francesco Totti ka rikonfirmuar se do të jetë në Tiranë për ndeshjen finale të Conference League, ndeshje  ecila do të luhet më 25 maj në orën 21”00 në “Air Albania”.

Duke folur për mediet për humbjen 2-0 të ekipit të Jose Mourinhos kundër Fiorentinës, përveç faktit se kritikoi vendimet e gjyqtarëve të kësaj sfide, Totti theksoi se Roma ka kohë pa ngritur një Kupë dhe në Tiranë do ishte momenti i duhur.

Ndërsa mbrëmjen e së hënës ai është pyetur sërish se nëse do të jetë në finalen e ekipit të Romës në Tiranë, pyetje së cilës Totti iu përgjigj duke thënë: “Duhet të jem aty, si tifoz shkojmë kudo për Romën.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco