Trofeu i Conference League në Tiranë, flet Duka: Ditë e veçantë, ta shijojmë këtë aktivitet

Trofeu i Conference League në Tiranë, flet Duka: Ditë e veçantë, ta shijojmë këtë aktivitet

12:19, 24/05/2022

Trofeu i UEFA Conference League u prezantua në sheshin “Skënderbej”, nga aty ku folën ambasadori i finales, Lorik Cana, dhe më pas kreu i FSHF-së, Armando Duka. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, u shpreh:

“Mirëserdhët në Tiranë, sot është një ditë e veçantë për ne që prezantojmë për herë të parë trofeun e parë të Conference Leagues. Është ditë e veçantë për Tiranën është ditë fantastike. Ju urojmë mirëseardhjen dhe ju urojmë të vini përsëri në Tiranë. Ju uroj të gjithë bashkë ta shijojmë këtë aktivitet. Ju uroj suksese ekipit të Romës dhe të Feyenoordit, uroj që të dy ekipet të dhurojnë sa më shumë spektakël.”-deklaroi Presidenti i FSHF-së.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco