Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

Bale tregon arsyen pse nuk festoi titullin me Realin: Jam i zhgënjyer, por ju gëzohuni

Bale tregon arsyen pse nuk festoi titullin me Realin: Jam i zhgënjyer, por ju gëzohuni

12:25, 01/05/2022

Sulmuesi i Real Madridit, Gareth Bale ka shpjeguar arsyet pse nuk mori pjesë në festën e titullit kampion të Klubit Mbretëror.

Reali mundi Espanyolin me një rezultat bindës 4-0 në Santiago Bernabeu dje dhe ndeshja u pasua nga një festë tradicionale fillimisht në stadium, e më pas në rrugët e Madridit.

Mungesa e Bale ka tërhequr veçanërisht vëmendjen e mediave spanjolle, të cilat kanë shfrytëzuar rastin për ta kritikuar. Mirëpo së fundmi Bale ka folur dhe ka konfirmuar se për shkak të dhimbjeve të shpinës nuk ka mundur të jetë me bashkëlojtarët e tij dhe të festojë titullin e 35-të në La Liga.

Këtë sezon, Bale luajti pesë ndeshje në La Liga dhe shënoi një gol. Ai ka marrë edhe dy kartonë të verdhë, ndërsa në fushë ka kaluar gjithsej 290 minuta.

"Jam shumë i zhgënjyer që nuk munda të marr pjesë në festë për shkak të një dhimbje të fortë në shpinë. Jam shumë krenar për ekipin që fitoi titullin! Gëzohuni djema", tha Bale.

Image

Kujtojmë, kontrata e Bale me Realin skadon në fund të këtij sezoni dhe ai pothuajse me siguri do të largohet nga klubi, teksa tifozët e klubit madrilen do ta kujtojnë për mungesa e angazhimit në vitet e fundit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco