Kamer Qaka largohet nga Shkëndija e Tetovës

Kamer Qaka largohet nga Shkëndija e Tetovës

20:30, 03/01/2022

Ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare, Kamer Qaka, nuk do të jetë më pjesë e Shkëndijës së Tetovës.

Lajmin e dha vetë klubi kuqezi nëpërmjet një komunikate ku sqaron se palët vendosën divorcin me marrëveshje mes njëra-tjetrës.

Kamer Qaka iu bashkua tetovarëve janarin e vitit të kaluar dhe arriti të fitojë edhe titullin kampion me Shkëndijën, megjithatë klubi kuqezi nuk e ka parë të arsyeshme t’i zgjasë bashkëpunimin.

“Qaka nuk do të jetë më pjesë e Shkëndijës, pasi palët kanë vendosur ndërprerjen e bashkëpunimit me marrëveshje. Klubi falënderon mesfushorin për kontributin e dhënë me fanellën kuqezi dhe i uron suksese në vijim të karrierës”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e Shkëndijës.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco