Andrea Pirlo i gatshëm të drejtojë Poloninë

Andrea Pirlo i gatshëm të drejtojë Poloninë

19:53, 03/01/2022

Andrea Pirlo duket se pëlqen sfidat e vështira. Pasi mori përsipër një të tillë duke u ulur në pankinën e Juventusit, ish-mesfushori italian ka hedhur sytë nga një tjetër sfidë shumë interesante.

Sipas mediave polake, ai i ka ofruar shërbimet e tij Federatës Polake të Futbollit, e cila pak ditë më parë ndërpreu kontratën me trajnerin e përfaqësueses, Paulo Sousa, i cili “u arratis” drejt Brazilit për të firmosur me Flamengon.

Polonia, pasi kaloi Shqipërinë në grupin kualifikues të Botërorit, është në fazën play-off dhe duhet të gjejë sa më parë trajner për ndeshjet e muajit mars.

Pirlo është treguar i gatshëm që të marrë drejtimin e kësaj përfaqësueseje, pasi ka bindjen e plotë se mund të kalojë fazën play-off dhe ta çojë atë në Kampionatin Botëror i cili zhvillohet në Katar në fundin e këtij viti.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco