Seria A kthehet në ‘vatër' infektimesh, izolohen dhe dy futbollistë shqiptarë

Seria A kthehet në ‘vatër' infektimesh, izolohen dhe dy futbollistë shqiptarë

14:34, 03/01/2022

Vala e infektimeve në Itali po vijon me ritme të shpejta. Së fundmi është vënë në dyshim superdueli I datës 6 janar mes Juventusit dhe Napolit, pasi këta të fundit kanë vetëm 11 lojtarë të dispozicion pa përfshirë këtu portierët.

Kjo për shkak se të numrit të lartë të infektimeve në nga koronavirusi në skuadër si dhe largimi i  disa prej lojtarëve drejt Kupës së Afrikës. Nisur nga kjo Spalleti është në telashe të mëdha nëse do të kërkojë të qëndrojë në garën për titull.

Sipas asaj që raportohet në mediat italiane skuadrat nuk kanë bërë as stërvitje rregullisht këto javë për shkak të problemeve shëndetësore të lojtarëve. E sikur të mos mjaftonte kjo Petania dhe Malcuit janë karantinuar, pasi kanë qenë në kontakt me persona që kanë rezultuar pozitivë, duke iu shtuar në këtë mënyrë listës së gjatë të mungesave.

Napoletanët shpresojnë që Federate italiane të marrë masa për këtë sfidë dhe nëse nuk do të ndodh , mundësia e fundit e teknikut Spalleti  është të hedhë sytë nga akademia për të  mbushur stolin e rezervave. Deri më tani, janë raportuar 51 lojtarë apo pjesëtarë të stafeve të cilët kanë  rezultuar pozitivë me Covid-19 dhe janë të izoluar mes të cilëve janë dhe dy futbollistët shqiptarë Rei Manaj te Spezia dhe Marko Molla tek Bologna.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco