'Vari këpucët' në moshën 33 vjeçare, ish-asi portugez dhe miku i CR7 punon si peshkatar

'Vari këpucët' në moshën 33 vjeçare, ish-asi portugez dhe miku i CR7 punon si peshkatar

12:54, 03/01/2022

I lindur në fshatin e peshkimit të Villa Do Conte, jeta e Fabio Coentraos që në moshë të re ishte e ndërthurur me detin.

Babai i Bernardinos ishte peshkatar, pasi zona e Cassina në veri të Portugalisë konsiderohet toka e peshkatarëve dhe kur fëmija Fabio nuk luante top me miqtë e tij të ngushtë ai ishte në varkë.

Coentrao mësoi sekretet e punës së tij si peshkatar, por para se të kthehej në det u sigurua fillimisht që ëndrrat e tij si futbollist të realizohej.

“Dua të luaj për Real Madridin një ditë…”, tha ai në moshën 15-vjeçare kur ishte ende në akademi.

Në Santiago Bernabeu ai luajti pesë sezone (2011-2015, 2016-2017) duke fituar dy kampionate dhe një numër të barabartë Champions League , ndërsa sezoni i tij i fundit ishte në 2020-2021 si lojtar i Rio Ave (ai ka luajtur gjithashtu në Monako dhe Sporting Lisbonës).

Edhe pse vetëm 33 vjeç, Coentrao vendosi të varë këpucët dhe të kthehet aty ku nisi gjithçka, në fshatrat e peshkimit të Kasinës dhe në detin e tij të preferuar

Me paratë e para  që fitoi nga futbolli ai bleu një varkë peshkimi dhe tani larg detyrimeve në stërvitje dhe gara vendosi t'i kushtojë shpirt e trup në peshkim, duke pasur në zotërim tre anije me 45 peshkatarë të punësuar. 

“Jeta në det nuk është turp siç do të mendojnë disa. Peshkimi është një punë si çdo tjetër dhe të gjithë duhet të respektojmë ata që punojnë atje. Por mbi të gjitha, deti është i bukur dhe ne kemi nevojë për të”, ka thënë ish-asi ndërkombëtar portugez, i cili u shpreh i lumtur si peshkatar.

“E gjithë jeta ime ishte deti. Deti dhe peshkimi. E dija që një ditë futbolli do të përfundonte dhe do të më duhej të gjeja një drejtim të ri në jetën time, por lumturia ime është kjo varkë” është shprehur Coentraos. 

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco