Reali dhe Mbappe bien dakord për transferimin e vitit, Madridi planifikon një tjetër ‘bombë’

Reali dhe Mbappe bien dakord për transferimin e vitit, Madridi planifikon një tjetër ‘bombë’

12:56, 03/01/2022

Real Madrid dhe Kylian Mbappe kanë rënë dakord për transferimin e madh që do të konfirmohet pas përplasjes mes dy skuadrave në 1/16 e Champions League.

Gazetari i El Chiringuito TV, Josep Pedrol, këtë mëngjes bëri të ditur ekskluzivisht se Real Madrid dhe Kylian Mbappe kanë arritur marrëveshjen për transferimin më të madh të vitit 2022.

Gazetari i besueshëm spanjoll pretendon se Mbappe do të bëjë të ditur vendimin zyrtar pas përballjes së dy klubeve në Champions League, kjo në shenjë respekti për fanellën e PSG-së që mban aktualisht.

Mbappe do të jetë lojtar i lirë gjatë merkatos së verës, ndaj është e mundur që Reali ta transfrojë falas, por me detaje pak më të mëdha financiare të kontratës. Kështu, të dyja palët ranë dakord dhe shumën e pagës që francezi do të marrë në klubin që mbështet që nga fëmijëria.

Megjithatë, Reali nuk ka ndërmend të ndalet me kaq. I njëjti gazetar pretendon se “objektivi” i radhës i madrilenëve është Erling Haaland.

Pas nënshkrimit të kontratës me Mbappe, Reali do të tentojë të sjellë sulmuesin e Dortmundit dhe në këtë mënyrë të përgatisë një sulm që do të dominojë futbollin botëror në vitet në vijim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco