Kili dëshiron të presë Argjentinën në mes të shkretëtirës më të thatë në botë

Kili dëshiron të presë Argjentinën në mes të shkretëtirës më të thatë në botë

17:03, 19/11/2021

Kombëtarja Kiliane po lufton për një vend në Kupën e Botës dhe lëvizja që po planifikojnë të bëjnë në prag të javës së 15-të të kualifikueseve të Amerikës së Jugut, tregon se ata do të bëjnë gjithçka për ta bërë këtë.

Në raundin e 15-të, Kili do të përballet me Argjentinën (27 janar), kombëtare e cila e ka siguruar një vend në Katar. Por për të mos lënë asgjë në dorë të fatit, Kilianët zgjodhën një vend interesant për të luajtur ndeshjen.

Kilianët planifikojnë të presin argjentinasit në Calama. Është një qytet 2250 metra mbi nivelin e detit, por ky nuk do të jetë problemi më i madh për Gauchos.

Përkatësisht, Calama ndodhet në mes të shkretëtirës Atacama, vendi më i thatë në planet, ku bien vetëm 5 milimetra shi në vit.

Vendi është aq i thatë sa simulon ekspeditat e agjencisë hapësinore në Mars.

Nga Calama vjen tetë herë kampioni i Kilit Cobreol, në stadiumin e të cilit “Dhelprat e Shkretëtirës” do të zhvillohet ndeshja.

Në rast fitoreje, Kili do të bënte një hap të madh drejt Katarit dhe në ndeshjet e mbetura të kualifikueseve do të luante jashtë vendit kundër Bolivisë dhe Brazilit dhe në shtëpi kundër Uruguait.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco