Lajmi i fundit

Meta: Po shkoj te Dumdumani që nuk guxon të përmendë emrin e Ramës

Anglia konfirmon 4 mungesa të rëndësishme për ndeshjen me Shqipërinë

Anglia konfirmon 4 mungesa të rëndësishme për ndeshjen me Shqipërinë

17:30, 08/11/2021

Anglia ka konfirmuar se katër futbollistë të ftuar për ndeshjet kualifikuese të nëntorit nuk do të grumbullohen.

Marcus Rashford, James Ward-Prowse, Mason Mount dhe Luke Shaw do të mungojnë në ndeshjet e Anglisë të muajit nëntor.

Rashford do të mbetet me Manchester Unitedin për t’u fokusuar në arritjen e gjendjes optimale, ndërsa Ward-Prowse do të mungojë për shkak të një gripi.

Ardhja e Mason Mount u shty për shkak të ndërhyrjeve dentale dhe situata e tij do të monitorohet në ditët në vijim, kurse Luke Shaw mungon për shkak të një lëndimi që e pësoi në derbi ndaj Manchester Cityt.

Ndërkohë, Gareth Southgate ka ftuar talentin e Arsenalit, Emile Smith-Rowe për herë të parë.

Anglia do të përballet me Shqipërinë dhe San Marinon, kurse momentalisht Southgate në dispozicion ka vetëm 22 futbollistë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco