Lajmi i fundit

LIVE/ Belind Këlliçi dhe Ilda Zhulali konferencë për media nga selia PD

Skuadrat që kanë siguruar kualifikimin në grupet e Champions League

Skuadrat që kanë siguruar kualifikimin në grupet e Champions League

08:48, 04/11/2021

Teksa kanë përfunduar sfidat e katërta në grupet e Ligës së Kampionëve, faza e 1/16-ve ka filluar të marrë formë duke njohur momentalisht katër skuadra.

Në Grupin B, Liverpuli udhëheq bindshëm me 12 pikë pas 4 ndeshjesh, duke u kualifikuar zyrtarisht në fazën tjetër.

E njëjta vlen dhe për Ajaksin në Grupin C, që udhëheq me pikë të plota, duke siguruar kualifikim më tej.

Në Grupin F, Bajerni vazhdoi serinë e fitoreve duke marrë një kualifikim të lehtë edhe pse kishte Barcelonën në grup.

Ndërsa në Grupin H, e pagabueshmja është Juvja, që arrin të sigurojë kualifikimin për në fazën tjetër.

Ndërkohë, në javët në vazhdim do të zhvillohen dhe 2 xhiro të tjera në fazën e grupeve, ku do të mësohen dhe 12 skuadrat e tjera të kualifikuara më tej.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco