Lajmi i fundit

LIVE/ Belind Këlliçi dhe Ilda Zhulali konferencë për media nga selia PD

Interi mund lehtësisht Sherifin, Ajax fiton me përmbysje ndaj Borussia Dortmund

Interi mund lehtësisht Sherifin, Ajax fiton me përmbysje ndaj Borussia Dortmund

23:04, 03/11/2021

Inter është rikthyer në lojë për të hyrë në fazën eliminatore të kompeticionit elitar evropian të klubeve

Zikaltërit kanë mposhtur me rezultatin 3-1 skuadrën e Sherifit në Moldavi në raundin e 4-të të Ligës së Kampionëve.

Skuadra e italiane e dominoi plotësisht që në minutën e parë dhe ishte e pabesueshme që nuk shënuan në pjesën e parë.

Mirëpo, në pjesën e dytë, Interi shënoi tre herë në portën e moldavëve, falë Brozovic në minutën e 54-të, Skriniara në minutën e 66-të dhe Sanchez-it në minutën e 83-të. Golin e nderit për Sherifin e shënoi Traore.

Në ndeshjen e radhës Interi pret Shakhtarin, ndërsa Sherifi luan ndaj Realit.

Ajax mundi Borussia Dortmund 3-1 me përmbysje. Skuadra gjermane mbeti me 10 lojtaë pas 30 minutash lojë, pasi Hummels mori karton të kuq.   

Megjithatë, para se të shkonte në pushime, Reus kaloi verdhezinjtë në avantazh, ndërsa Ajax ktheu ndeshjen me golat e Tadic, Haller dhe Klaassen. Sporting mposhti në shtëpi Beshiktashin me rezultat 4-0.

Ajax është i pari në tabelë me 12 pikë, Borussia dhe Sporting kanë nga gjashtë, ndërsa Besiktas është pa pikë. Në turin e ardhshëm do të takohen Besiktas - Ajax dhe Sporting-Borussia.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco