VIDEO/ Goli i anuluar tërbon tifozët, në shenjë proteste shkatërrojnë VAR-in

VIDEO/ Goli i anuluar tërbon tifozët, në shenjë proteste shkatërrojnë VAR-in

14:56, 01/11/2021

Ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Brazil, teksa në ndeshjen Gremio-Palmeiras e cila përfundoi me fitoren e miqve me rezultatin 1-2, ka ndodhur diçka që deri më tani nuk është parë.

Tifozët e Gremios të frustruar për të disatën humbje ku pas 28 ndeshjesh në kampionat klasifikohen në vendin e parafundit duke rrezikuar seriozisht rënien nga kategoria, kanë shfryrë të gjithë inatin dhe zemërimin e tyre.

Të zhgënjyer nga të besuarit e Vanger Mansinit, tifozët kanë zbarkuar në fushë duke shkatërruar e thyer sistemin VAR, në mënyrë proteste kundër vendimit të arbitrave që ishin në teknologji.

Gremios iu mohua një gol në minutën e 86-të të ndeshjes, gol që mund të ishte i barazimit 2-2, por iu anulua për një pozicion jashtë loje.

Një episod që shpërtheu tërbimin e disa prej tifozëve vendas, të cilët tejkaluan barrierat për të krijuar kaos duke i detyruar lojtarët e Gremios të shkojnë në dhomat e zhveshjes menjëherë pas bilbilit të trefishtë.

Përleshje edhe në tribuna, me përplasjet e tifozëve vendas me mysafirët në dy kthesat ngjitur, një situatë që mund të dërgojë në pasoja të rënda disiplinore ndaj Gremios dhe tifozëve të saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco