VIDEO/ I jashtëzakonshëm portieri i Chelsea-t, i mohon golin e sigurt Milot Rashicës

VIDEO/ I jashtëzakonshëm portieri i Chelsea-t, i mohon golin e sigurt Milot Rashicës

20:00, 23/10/2021

Chelsea triumfoi me rezultatin e thellë 7-0 ndaj Norwich, duke konsoliduar vendin e parë në Premier League.

Mirëpo, përveç golave të realizuar nga lojtarët e “Bluve të Londrës” vëmendjen e të gjithëve e mori portieri i Chelseat Eduard Mendi, i cili me ndërhyrjen e tij i mohoi golin Milot Rashicës.

Në fillimin e pjesës së dytë të ndeshjes, kur rezultati ishte 3-0 për londinezët, Norwich krijoi një nga rastet e rralla sulmuese teksa Chilwell humbi topin para zonës. Rashica me shpejtësi u shfaq para Mendi dhe u duk sikur gjeti hapësirën për të kaluar portierin e Chelseat dhe për të gjuajtur në portë.

Por në mënyrë të pabesueshme, Mendi bëri një ndërhyrje të denjë prej një mbrojtës kalibri, duke ndalur me këmbë goditjen e Rashicës që dukej gol i sigurt, e duke lënë të shtangur edhe vetë sulmuesin e Kosovës, i cili humbi mundësinë për të lënë shenjë në këtë sfidë e për t’i dhënë një ngushëllim sado të vogël ekipit të tij.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco