Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Superliga/ Java e 5-të mbyllet me ‘klasiken e munguar’ Vllaznia-Dinamo

Superliga/ Java e 5-të mbyllet me ‘klasiken e munguar’ Vllaznia-Dinamo

11:38, 18/10/2021

9 vjet në Superiore pa një Vllaznia-Dinamo është vërtetë shumë, por një prej klasikeve të futbollit shqiptar do të rikthehet këtë të hënë për të shpalosur edhe një herë historinë e lavdishme dhe objektivat e të tashmes.

Në një Superiore pa diferenca dhe mes Vllaznisë e Dinamos pas pesë javësh është vështirë për të kuptuar se kush ka kostumin e favoritit.

Në pikë janë të pozicionuara njësoj, ashtu si dhe në lojën e shfaqur kanë patur paraqitje të njëjta. Asnjëra prej tyre ende nuk ka shijuar humbjen, por i mungon fitorja, që në javën e parë të Abissnet Superiores.

Sfida mes tyre mund të jetë dhe një mundësi e vogël për të kuptuar se kush qëndron më lartë, ose për të konfirmuar se janë rivalë të denjë.

Të dyja janë ndërtuar me një synim të qartë, të fitojnë titullin kampion. Të dyja kanë dy investitorë të rinj, që kanë shpalosur se kanë marrë dy emblema të mëdha për të sjellë trofe.

Kjo sfidë e së hënës mes tyre do të jetë dhe një rivalitet dhe në këtë aspekt, por mbi të gjitha do të jetë dhe një rikthim i lavdishëm i së shkuarës, ku do të na kthejë dhe një herë tjetër shijen e futbollit të bukur, që dikur dy skuadra si Dinamo dhe Vllaznia dinin si ta dhuronin, sa herë që ndesheshin më njëra-tjetrën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco