Incidentet gjatë ndeshjes me Poloninë/ Ja çfarë rrezikon Shqipëria

Incidentet gjatë ndeshjes me Poloninë/ Ja çfarë rrezikon Shqipëria

11:13, 13/10/2021

Fakti që reaguam ndaj provokimeve nuk mjafton si argument. Pas incidenteve në ndeshjen me Poloninë, Shqipëria do të përballet me masa të ashpra disiplinore nga FIFA. Kjo është e pashmangshme, sepse si vend përsëritës i hedhjes së sendeve në fushën e lojës, do të ndëshkohemi me gjobë të majme dhe mbyllje të stadiumit, raporton A2 CNN.

Ndërprerja e ndeshjes për më tepër se 20 minuta, menjëherë pas golit të polakëve në të 77-n, e rëndon edhe më tepër pozicionin e Kombëtares. Shishet e hedhura ishin një reagim ndaj provokimit të Karol Swiderskit, që menjëherë pas golit të shënuar shkoi të festonte në mënyrë ekspresive përpara fansave.

Por, vetëm ky argument nuk mjafton për të shfajësuar Shqipërinë. As fakti që kohë përpara kësaj ngjarjeje, tifozët polakë kanë hedhur shishe drejt tribunave me mbështetës shqiptarë dhe në momentin e ndërhyrjes së policisë, shkatërruan dhe hodhën stolat.

"FIFA aktualisht po analizon raportet e dërguara mbrëmjen e djeshme mbi sfidat eliminatore të Botërorit në mënyrë që të marrë vendimit më të përshtatshme. FIFA dënon me forcë incidentet në sfidat Angli-Hungari dhe Shqipëri-Poloni dhe do të donte të deklaronte se ky qëndrim është i vendosur në refuzimin e çdo forme të dhunës, si dhe çdo lloj diskriminimi ose abuzimi. FIFA ka një qëndrim shumë të qartë, zero tolerancë ndaj sjelljeve të tilla të neveritshme në futboll", shkruhet në raportin e FIFA-s.

Fakti se atmosfera nuk cilësohej e sigurt që lojtarët të vazhdonin ndeshjen, rëndon situatën e Kombëtares. Edhe pse ishte reagim ndaj provokimeve, ashtu si ndodhi edhe në fundin e ndeshjes me portierin Szczesny, nuk na shfajëson.

Federata rrezikon të gjobitet me 200 mijë franga zvicerane, afro 185 mijë euro, teksa përfaqësuesja mund të detyrohet të luajë dy deri në katër ndeshje pa tifozë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Pendido13/10/2021 11:41

Ai stadium sikur eshte bere per kontakte direkte te tifozeve me lojtaret. Jo se s’kane faj tifozet per sjelljen e tyre, por shfaqjen e lehteson edhe stadiumi PPP pa standarde por me KULLE ama!!!!!!!!

Shto koment

Denonco