Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Donnarumma i përgjigjet thashethemeve: ‘premtimi’ për tifozët e Milanit

Donnarumma i përgjigjet thashethemeve: ‘premtimi’ për tifozët e Milanit

12:48, 12/10/2021

Tifozët në “San Siro” u treguan të pamëshirshëm me portierin Donnarumma, duke ia bërë ferr 90-minutëshin e ndeshjes Itali-Spanjë si dhe duke e shpërqendruar jo pak në pjesën e parë. Tifozët e Milanit nuk e kishin harruar lamtumirën e portierit dhe u treguan të ashpër me të.

Një situatë e nxehtë, të cilën 'Le Iene' u përpoq ta zbuste me një intervistë me portierin që do të transmetohet këtë mbrëmje, nga ora 21.20, në 'Italia 1'.

Donnarumma është rikthyer të flas për reagimet negative që ka marrë nga tifozët, teksa portieri 22 vjeçar i ka habitur të gjithë duke bërë tatuazh stemën e Milanit.

Ai gjithashu foli për kontestimin që pati nga tifozët “kuqezi” duke shprehur vazhdimishtë dashurinë që ka për ekipin e Milanit.

“Pas kontestimit të tifozëve ka patur zhgënjim sepse kam kaluar tetë vjet në Milano dhe për këtë arsye është gjithmonë një emocion të kthehesh në San Siro. Pakënaqësia e tifozëve është normale. Unë jam rritur këtu dhe kam qenë gjithmonë një tifoz i Milanit. Tetë vite nuk harrohen lehtë”

Më pas ai u ndal te tatuazhi duke i shprehur edhe njëherë dashurinë ekipit të Milanit. I pyetur nga gazetari nëse ka një mesazh për tifozët, Donnarumma u shpreh: “Unë gjithmonë do ta dua Milanin. Unë gjithmonë do të kem një zemër “Kuqezi”.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco