Video që tregon detajet e golit/ E jashtëzakonshme! E mbuluan 4 lojtarë hungarez, Broja e dërgon topin në këndin e pamundur

Video që tregon detajet e golit/ E jashtëzakonshme! E mbuluan 4 lojtarë hungarez, Broja e dërgon topin në këndin e pamundur

09:15, 12/10/2021

Me atë që realizoi ndaj Hungarisë, Armando Broja tregoi edhe një herë se është sulmues i nivelit të lartë dhe kombëtarja jonë është shumë me fat që e ka në radhët e saj.

Broja me një sprint të jashtëzakonshëm dogji mbrojtjen kundërshtare dhe me një goditje të fuqishme nga brenda zonës dërgoi topin në cepin e portës, aty ku Gulashin nuk mund të bënte asgjë.

Një video e fundit tregon me detaje gjithë çmendurinë që bëri djaloshi i artë. Jo pak, por katër futbollistë kundërshtarë ndodheshin për t’i zënë hapësirën Armando Brojës.

Katër lojtarë të Shqipërisë prisnin një pasim në atë moment, ku dy prej tyre ndodheshin në zonë. Por sulmuesi i Southampton zgjodhi një silurë nga distanca dhe nga një kënd që është i pamundur për t’u realizuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco