Skënderbeu dhe Vllaznia ndajnë nga 1 pikë mes tensionit

Skënderbeu dhe Vllaznia ndajnë nga 1 pikë mes tensionit

18:50, 02/10/2021

Është mbyllur në barazim pa gola sfida mes Skënderbeut dhe Vllaznisë, e vlefshme për javën e katërt të Kategorisë Superiore.

Një përballje ku nuk mungoi tensioni dhe rastet e shumta të shpërdoruara.

Në fragmentin e dytë të lojës, korçareve duket se iu mbaruan bateritë, teksa nuk arritën të shfrytëzonin superioritetin numerik, pas ndëshkimit të Memellit me karton të kuq.

Për të dyja skuadrat ky është barazimi i tretë radhazi në 4 ndeshje të zhvilluara në kampionat.

Shkodranët momentalisht pozicionohen në vendin e dytë me 6 pikë, po aq sa Dinamo, ndërsa Skënderbeu në vendin e tetë me 3 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco