Bundesliga/ Borusia fiton dhe pa yllin e ekipit, Zeqiri shënon por...

Bundesliga/ Borusia fiton dhe pa yllin e ekipit, Zeqiri shënon por...

17:58, 02/10/2021

Janë mbyllur 4 ndeshjet e Bundesligës të luajtura drekën e sotme për javën e 7-të të kampionatit.

Borusia e Dortmundit fitoi në shtëpi 2-1 përballë Augsburgut në një sfidë ku mungoi ylli, Erling Haland, si pasojë e një dëmtimi muskulor. Golat e Gerreros dhe Brandt i dhanë 3 pikë verdhezinjve të cilët ngjiten tani më në vendin e dytë në renditje 1 pikë më pak se Bajerni.

Golin për Volfsburgun e shënoi sulmuesi shqiptar Andi Zeqiri i cili u transferua këtë verë te skuadra gjermane.

Volfsburgu pësoi një disfatë duke u mundur 1-3 në shtëpi nga Gladbahu. Vrulli në startin e sezonit ka rënë disi tek ‘ujqërit’ të cilët nuk fitojnë prej 3 ndeshjes në kampionat.

Në takimet e tjera, Shtutgarti mposhti 3-1 Hofenajmin ndërsa Frajburgu fitoi 1-2 në transfertë me Hertën e Berlinit.

REZULTATET

Borusia e Dortmundit-Augsburg 2-1

Volfsburg-Gladbah 1-3

Shtutgart-Hofenajm 3-1

Frajburg-Herta e Berlinit 1-2 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco