Pellegrini i lumtur në Romë , rinovon kontratën me kryeqytetasit

Pellegrini i lumtur në Romë , rinovon kontratën me kryeqytetasit

17:06, 02/10/2021

Pellegrini ka rinovuar kontratën me Romën deri në deri në qershor 2026.

Dokumentet tashmë janë firmosur si dhe klauzola e lirimit prej 30 milion eurosh është hequr.

José Mourinho dëshironte patjetër që Pellegrini të qëndronte, dhe kështu tani drejtuesit e klubit romak i kanë plotësuar një nga kërkesat e teknikut portugez.

Italiani 25-vjeçar e ka nisur në mënyrë fantastike startin e sezonit të ri në Serie A, duke shënuar tri gola e regjistruar një asistim në pesë ndeshje të zhvilluara.

Ai gjithashtu ka dy gola të realizuara në dy paraqitje në Ligën e Konferencës këtë sezon 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco