Egnatia merr fitoren e parë në Superiore, një brazilian ndëshkon në fund Kastriotin

Egnatia merr fitoren e parë në Superiore, një brazilian ndëshkon në fund Kastriotin

16:03, 02/10/2021

Egnatia feston 3 pikët e para në elitën e futbollit shqiptar.

Rrogozhinasit i falen brazilianit Pedro Augusto, që shënon dopietë ndaj Kastriotit dhe u jep fitoren 2-1 vendasve, në një ndeshje që pati gjithçka për t’u quajtur spektakolare, duke nisur nga lufta e fortë sportive, te golat, kartonët e kuq, penalltia, traversa, etj.

Vendasit kaluan të parët në avantazh, me anë të Pedro Augustos, që ekzekutoi saktë një penallti të fituar nga Çyrbja në minutën e 25-të, ndërsa në fillim të pjesës së dytë,morën një tjetër bonus, pasi Kodra u ndëshkua me karton të kuq dhe la krutanët me një lojtar më pak.

Megjithatë një gafë e portierit Bruno Puja, bëri që Ajazi të rikthejë baraspeshën dhe në momentin më të mirë të rrogozhinasve, u ndëshkua me karton të kuq edhe Bruno Telushi, duke barazuar forcat në fushën e lojës.

Kur dukej se gjithçka po shkonte drejt një tjetër barazimi 1-1, ishte sërish sulmuesi Pedro Augusto që përfitoi nga një rrëmujë në zonë dhe dërgoi topin për herë tëdytënë rrjetën e krutanëve, duke vulosur kështu triumfin e Egnatias.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco