VIDEO/ Manchester United gabon sërish, Everton i 'rrëmben' një pikë në 'Old Trafford'

VIDEO/ Manchester United gabon sërish, Everton i 'rrëmben' një pikë në 'Old Trafford'

15:40, 02/10/2021

Manchester United u ndal nga Everton në raundin e 7 -të të Premier League, teksa doli me vetëm një pikë nga “Old Trafford” (1: 1).

Ole Gunnar Solskjaer vendosi ta nis ndeshjen pa Cristiano Ronaldon, i cili e nisi ndeshjen nga stoli.

United e dominoi pjesën e parë dhe kurorëzoi iniciativën në fushë në minutën e 43 kur Bruno Fernandes asistoi për Anthony Martial i cili shënoi për 1-0.

Everton barazoi në minutën e 65 -të. Pas një kundërsulmi të shpejtë nga Abdoulaye Doucoure ia kaloi topin Andros Townsend i cili ndëshkoi David de Gea-n për rezultatin përfundimtar 1-1.

Unitedit nuk e ndihmoi as Ronaldo, i cili u fut në fushë në pjesën e dytë. Edhe pse Djajtë e Kuq ishin më të rrezikshëm në fundin e ndeshjes, nuk arritën të shënonin golin e fitores, por të paktën përkohësisht, ata do të marrin kryesimin e renditjes.

Ky ishte dështimi i dytë radhazi i United në Old Trafford, pas humbjes përballë Aston Villa 1: 0.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco