Tragjike/ Gjendet i vdekur djali 23-vjeçar i ish-presidentit të Palermos

Tragjike/ Gjendet i vdekur djali 23-vjeçar i ish-presidentit të Palermos

18:07, 01/10/2021

Një lajm tronditës ka qarkulluar në mediat italiane teksa ka ndërruar jetë në moshën 23-vjeçare djali i ish-presidentit të Palermos, Mauricio Zamparini.

Armando Zamparini u gjet i vdekur në një dhomë hoteli në Londër aty ku jetonte pas diplomimit.

Policia britanike po merret me shkaqet që çuan në ngjarjen e rëndë, por ende nuk ka një të dhënë të qartë.

Armando ishte më i vogli nga 5 fëmijët e Mauricio Zamparinit, i cili sipas asaj që shkruajnë mediat italiane është nisur menjëherë drejt kryeqytetit britanik pasi mori vesh lajmin.

Zamparini ishte president i Palermos për 15 vite ndërmjet 2002 dhe 2017 dhe cilësohet si një ndër presidentët më të suksesshëm në Itali ku ka investuar jo pak në futbollin e Serisë A.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco