Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

U kritikua nga tifozët pas penalltisë së humbur kundër Aston Villa-s, Bruno Fernandes thyen heshtjen

U kritikua nga tifozët pas penalltisë së humbur kundër Aston Villa-s, Bruno Fernandes thyen heshtjen

15:25, 26/09/2021

Manchester United ka pasur mjaft probleme ditët e fundit: dy humbje radhazi në shtëpi, kundër Ëest Ham në raundin e 3-të të Kupës së Ligës (0-1) si dhe ndaj Aston Villa-s për javën e 6-të të Premier League (0-1 ).

Bruno Fernandes mund të kishte shmangur dështimin kundër Villas me një penallti të fituar në kohën shtesë, por gjuajtja ishte për t’u harruar.

Një dështim nga i cili mori një mori kritikash në rrjetet sociale, të cilave i është përgjigjur në llogarinë e tij personale.

“Edhe njëherë mora përgjegjësinë që më është dhënë thuajse që ditën e parë që erdha këtu në Manchester për të gjuajtur penalltitë dhe do ta bëj sërish këtë edhe në të ardhmen, pa frikë e droje se mund të gaboj. Falënderoj të gjithë për mbështetjen, sepse të dëgjoja teksa këndohej emri im pas asaj penalltie të humbur, ishte gjëja më e bukur. Do të rikthehem më i fortë”, deklaroi Fernandes.

Fantazisti portugez mori përsipër penalltinë ndaj Aston Villës, pavarësisht se në fushë ishte edhe Cristiano Ronaldo, një futbollist që ka qenë gjithmonë gjuajtës i parë i 11-metërshave në të gjithë ekipet ku ka luajtur dhe pikërisht CR7 vrapoi i pari për të ngushëlluar Fernandes pas gabimit nga pika e bardhë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco