Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Kapiteni i Legias i thur elozhe talentit shqiptar: Dihet se çfarë aftësish ka Muçi

Kapiteni i Legias i thur elozhe talentit shqiptar: Dihet se çfarë aftësish ka Muçi

09:58, 16/09/2021

Legia e Varshavës e nisi mbarë edicionin e ri të Europa League. Skuadra polake mundi me rezultatin minimal 1-0 Spartakun e Moskës, falë golit të shënuar nga Lirim Kastrati që erdhi nga këmbët e Ernest Muçit.

Ky i fundit la me një lëvizje “alla” Bale la pas kundërshtarin dhe pas një sprinti në krah, asistoi për Kastratin, i cili me portën e boshatisur dërgoi topin në rrjetë.

Iniciativa individuale e talentit shqiptar ka kënaqur së tepërmi kapitenin e skuadrës, i cili ka folur pas përfundimit të ndeshjes mbi aftësitë e Muçit.

“Mendova se dukej mirë. Ne hymë mirë në ndeshje, dihet që edhe Spartak kishte situatat e veta, por ishte një lojë e barabartë. Ne shënuam golin. Jemi të lumtur për këtë fitore dhe duam ta transferojmë këtë lojë të mirë në fushat e Ekstraklasas. Prisnim një situatë të tillë, u tërhoqëm pak më herët, por Ernest Muçi hyri në fushë. Dihet se çfarë aftësish ka, ai bëri një veprim individual përgjatë vijës. Ne duhet të përfitojmë nga situata të tilla. Më vjen mirë që Moska është pushtuar përsëri. Le të vazhdojë”, ka thënë Artur Jdrzejczyk.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco