Ibra mbetet në Milano, suedezi nënshkuan marrëveshjen e re sot ose nesër

Ibra mbetet në Milano, suedezi nënshkuan marrëveshjen e re sot ose nesër

14:50, 22/04/2021

Zlatan Ibrahimovic është një hap larg rinovimit edhe për një sezon tjetër me skuadrën e Milanit. Sipas asaj që raporton gazetari sportiv, Manuele Baiocchini, sulmuesi suedez dhe klubi kuqezi do të duhet të zgjidhin disa burokraci të vogla, por ndërkohë akordi është arritur plotësisht.

Rinovimi i Ibrahimovic me Milanin do të vijë nga sonte në mbrëmje ose maksimumi nesër. Bomberi suedez ka qenë vendimtar këtë sezon me kuqezinjtë teksa është aktivizuar në total në të gjitha kompeticionet në 25 ndeshje duke realizuar 17 gola dhe duke dhuruar 3 asist.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco