UEFA në takim urgjent pas krijimit të Superligës

UEFA në takim urgjent pas krijimit të Superligës

10:52, 19/04/2021

Krijimi i Superligës nga klubet e mëdha evropiane nuk është pritur mirë nga organet e UEFA-së dhe FIFA-së. Reagimi i tyre ndaj kësaj ideje ka qenë i ashpër duke kërcënuar klubet pjesëmarrëse si dhe lojtarët me përjashtim nga të gjitha garat evropiane.

Për t’i dhënë një kahje më të qartë kësaj çështje, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-së raportohet se do të zhvillojë sot një takim urgjent në Montreux.

Ende nuk ka asgjë zyrtare por raportohet se garat më presitgjoze evropiane si Liga e Kampionëve dhe Liga e Evropës mund të mos zhvillohen vitin tjetër.

UEFA është kundër krijimit të këtij turneu prestigjioz. “Projekt cinik që bazohet në interesin personal të disa klubeve në një kohë kur shoqëria më shumë se kurrë ka nevojë për solidaritet.

UEFA, FIFA, Premier League, La Liga dhe Serie A janë kundër krijimit të European Super Leauge, teksa kërcënojnë 12 klubet themeluese të kompeticionet të ri me përjashtim nga kampionatet kombëtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco