Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

Bayern dhe Manf City 'luftë' në merkato, kërkojnë talentin francez

Bayern dhe Manf City 'luftë' në merkato, kërkojnë talentin francez

16:57, 27/03/2021

Franca është padyshim vendi që po prodhon më së shumti talente gjatë viteve të fundit. Emra si Mbappe, Dembele, Coman, Martial janë vetëm një pjesë e talenteve francezë që po sikpasin në Europë. Michael Olise është një tjetër talent me origjinë nga Franca.

19-vjeçari aktivizohet me Reading në Championship, kategoria e dytë angleze e futbollit. Gjatë këtij sezoni, Olise ka qenë fantastik, teksa ka shënuar 5 gola dhe ka dhuruar 10 asist në 36 ndeshje, statistika shumë të mira për një mesfushor.

Olise kërkohet nga disa klube në merkato, por ato që bëjnë më shumë bujë janë Bayern Munchen dhe Manchester City. Mediat në Angli bëjnë me dije se e ardhmja e francezit do të jetë mes Bayern dhe Cityt, që e pëlqejnë shumë lojtarin.

Kartoni i Olise vlerësohet rreth 15-20 milionë euro, por nëse Reading ngjitet në Premier League, atëherë ky çmim mund të rritet akoma më shumë. Përveç Bayern dhe Cityt, lojtari ndiqet edhe nga Atletico Madrid, Dortmund dhe Lyon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco