Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Juventusi mendon për sezonin tjetër, ka dy objektiva për sulmin

Juventusi mendon për sezonin tjetër, ka dy objektiva për sulmin

16:48, 28/02/2021

Drejtuesit e Juventusit po mendojnë për përforcimin e skuadrës për sezonin tjetër.

Sipas atyre që shkruajnë mediat italiane, klubi bardhezi ka hedhur sytë te kampionati francez, më saktësisht te dy klubet transalpine, si Marseja dhe Lioni.

Objektivat e “Zonjës së Vjetër” janë Memfis Depay i Lionit, të cilit i skadon kontrata në qershor, dhe Arkadius Milik të Marsejës, të cilin e ka kërkuar dhe në merkaton e janarit, por pa mundur të bindë dot drejtuesit e Napolit.

Duket qartë se juventinët po synojnë të përforcojnë sulmin, ku me Cristiano Ronaldon, të dy lojtarët në fjalë mendohet të jenë shumë të rrezikshëm për kundërshtarët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco