Zyrtare/ Partizani prezanton dy futbollistë nesër, ja komunikate e klubit

Zyrtare/ Partizani prezanton dy futbollistë nesër, ja komunikate e klubit

20:33, 14/01/2021

Partizani do të prezantojë ditën e nesërme dy afrimet e para në merkato, sulmuesin Stenio Zhunior dhe mesfushorin Valentino Murataj.

Ka qenë vetë klubi i kuq, që nëpërmjet zyrës për shtyp, ka njoftuar se ditën e nesërme do të bëhet prezantimi i dy lojtarëve të rinj. “Përshëndetje! Nesër ora 09:45 në ambientet e klubit do të zhvillohet konferenca për shtyp e trajnerit Ilir Daja prag Skënderbeu dhe prezantimi i lojtarëve Stenio Zhunior dhe Valentino Murataj.  Faleminderit!”, thuhet në njoftimin e klubit për mediat.

Kujtojmë se Murataj dhe Zhunior janë dy afrimet e para te Partizani, por klubi po punon edhe për afrime të tjera dhe i radhës pritet të jetë mesfushori tjetër i Bylisit, Donald Mëllugja.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco