SYRI TV/ Duka konfirmon Rejën: Kombëtarja arriti objektivin, kualifikimi në Botëror i vështirë

SYRI TV/ Duka konfirmon Rejën: Kombëtarja arriti objektivin, kualifikimi në Botëror i vështirë

17:15, 03/12/2020

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka vlerësuar si pozitive aventurën e Kombëtares shqiptare në Nation League, ku kuqezinjtë u renditën të parët e grupit.

Gjatë një interviste për SYRI TV, Duka shprehu besimin se Edi Reja do të vazhdojë të jetë pjesë e përfaqësueses edhe në eliminatoret e Botërorit 2022.

Kombëtarja në Nation League dhe kualifikimi i mundshëm në Botërorin “Katar 2022”?

"Përfaqësimi në Nation League ishte shumë i mirë. Saqë ne u renditëm të parët në grup, objektivi është arritur madje trajneri Reja plotësoi edhe objektivin tjetër të prurjeve në Kombëtare. Këto na japin më shumë besim për të filluar eliminatoret e Botërorit megjithëse është shumë e vështirë kualifikimi pasi kalojnë vetëm 13 përfaqësuese evropiane. Objektivi ynë ngelet Europiani i 2024.

Reja? “Trajneri ka dhënë më të mirën. Reja do të vazhdojë të jetë trajner i Kombëtares dhe do të nisim me të njëjtin staf eliminatoret e Botërorit", tha Duka.

Derbi Tirana – Partizani?Pengu më i madh i imi dhe Europës është mungesa e tifozëve. Në derbi nuk do kemi festën që na dhurojnë dy skuadrat. Derbi është shumë i rëndësishëm për të t dy skuadrave. Për momentin është e pamundur që të futen tifozët në stadium pasi niveli i infeksionit është i madh. Urojmë që vaksina të mbërrijë edhe në Shqipëri dhe më pas të nisë aktiviteti normal i jetës së shqiptarëve", përfundoi Duka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco