Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

FOTO/ Nota dhe statistikat e Berat Gjimshitit në barazimin e Atalantës me Ajaksin

FOTO/ Nota dhe statistikat e Berat Gjimshitit në barazimin e Atalantës me Ajaksin

23:23, 27/10/2020

Atalanta e Berat Gjimshitit barazoi në shtëpi përballë Ajaksit me rezultatin 2-2, në sfidën e dytë të vlefshme për Grupin D të Ligës së Kampionëve.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare u aktivizua titullar në këtë takim, duke bërë një paraqitje tepër pozitive.

Gjimshiti u vlerësua me notën 7.4 nga faqja e specializuar e statistikave, “SofaScore”.

27-vjeçari ishte një nga më të dalluarit në fushë së bashku me sulmuesin Zapata, që realizoi dopjetë.

Këtë gjë e konfirmojnë edhe statistikat fantastike të shqiptarit.

Me barazimin e sotëm, Atalanta u ngjit në kuotën e 4 pikëve, duke u pozicionuar në vendin e dytë pas Liverpulit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco