Shifra/ Ja sa i kushton Juventusit transferimi i Alvaro Moratës

Shifra/ Ja sa i kushton Juventusit transferimi i Alvaro Moratës

09:12, 22/09/2020

Alvaro Morata kthehet pas katër vitesh te Juventusi.  Qendërsulmuesi spanjoll 27-vjeçar ka mbërritur në Torino ku ka programuar ekzaminimet mjekësore, për të hedhur më pas të zezën mbi të bardhë.

“Zonja e Vjetër” përshpejtoi mbylljen e bisedimeve me Atletico Madridin në bazë të një huazimi prej 10 milionë eurosh, e rinovueshme edhe për sezonin pasardhës, përsëri për 10 milionë, me të drejtën e blerjes përfundimtare për 45 milionë, nëse vendos ta ushtrojë në vitin 2021, ose 35 milionë (viti 2022) nëse huazimi do të jetë dyvjeçar.

Në total, sulmuesi do t’u kushtojë bardhezinjve 55 milionë euro.

Andrea Pirlo tashmë e ka numrin 9, pikërisht një emër me të cilin ka qenë shok skuadre te Juventusi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco