Bartomeu pritet që t’i kërkojë ulje të pagës Messit

Bartomeu pritet që t’i kërkojë ulje të pagës Messit

14:55, 15/09/2020

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, do t’i kërkojë Lionel Messit që të pranojë një pagë më të ulët.

Superylli argjentinas gjatë verës kërkoi largimin nga “Cqamp Nou”, por drejtues të klubit katalanas refuzuan kërkesën e 6 herë fituesit të “Topit të Artë”.

Dhe ndërkohë që klubi është duke pasur probleme financiare si pasojë e pandemisë së coronavirusit, “Cuatro” raporton se presidenti do t’i kërkojë Messit që të heqë dorë nga një pjesë e pagës, në mënyrë që shpenzimet e Barçës të jenë më të vogla.

Ndryshe, revista prestigjioze Forbes e ka renditur Leo Messin si futbollistin që përfiton më shumë plot (106 milionë euro) në sezon, ndërsa pas tij vjen Ronaldo me 98.5 milionë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco